Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
SHBA: Irani do ende kohë për të prodhuar armët bërthamore
English

SHBA: Irani do ende kohë për të prodhuar armët bërthamore

Uashington, 20 gusht, NOA - Sipas informacioneve të gazetës "Neë York Times" qeveria amerikane është e bindur se Iranit i duhet të paktën edhe një vit për zhvillimin e një arme bërthamore.

Gazeta citon me këtë rast këshilltarin përgjegjës të presidentit amerikan Barack Obama, Garry Samore.

Vlerësimi i tij mbështetet në raportet e shërbimeve të fshehta dhe të inspektorëve ndërkombëtarë. Në këtë mënyrë pakësohen edhe gjasat për një sulm ushtarak të Izraelit kundër impianteve bërthamore iraniane.

Udhëheqja e Izraelit druhet se Iranin e ndajnë vetëm disa muaj nga prodhimi i armës së parë bërthamore.

Kohët e fundit është folur për një front të ri të autoritete ndërkombëtare që mund të drejtohet në Iran, duke qenë se ku vend, në saj të rritjes së kapaciteteve ushtarake mund të bëhet një kërcënim për vendet e tjera.

Retorika e liderëve islamik kundër SHBA dhe Izraelit, madje deri edhe në shfarosje të tij, ka bërë që agjencitë ndërkombëtare të shohin më me kujdes aftësitë për të prodhuar armë bërthamore nga Irani.

a.k/NOA/DV

KOMENTE