Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Shqiptarët, pro bisedimeve për emrin e Maqedonisë
English

Shqiptarët, pro bisedimeve për emrin e Maqedonisë

Shkup, 20 gusht, NOA - Propozimet për ndërprerjen e bisedimeve me Greqinë për çështjen e emrit që vijnë nga disa qarqe të caktuara maqedonase kundërshtohen nga shqiptarët.

Analisti politik Mahi Nesimi vlerëson se pas qëndrimeve të propozimeve të diasporës maqedonase mund të qëndrojë struktura shtetërore. Sipas tij ndërprerja e bisedimeve për çështjen e emrit për politikën Maqedonase do të ishte një hap vdekjeprurës.

“Është një gjë jashtëzakonisht e dëmshme, vdekjeprurëse për Maqedoninë sepse ndërprerja eventuale e bisedimeve me Greqinë do të thotë hyrje e Maqedonisë në një rreth nga i cili nuk dihet se kur mund të dilet dhe si mund të dilet,“ shprehet Mahi Nesimi.

Ndërkaq, nënkryetari i Parlamentit të Maqedonisë, Rafiz Haliti ka deklaruar për DW se, negociatat për emrin duhet të vazhdojnë dhe se Maqedonia nuk ka alternativë tjetër pos anëtarësimit në NATO dhe Bashkim Evropian.

“Vlerësoj se interesimi i Maqedonisë është që të jetë pjesë e NATO-s dhe e Bashkimit Evropian, pasi për Maqedoninë alternativë tjetër nuk ka,” vlerëson Haliti.

Ai thotë se nuk posedon informata nëse qëndron apo jo dikush pas shoqatave të diasporës Maqedonase, të cilat kërkojnë ndërprerjen e bisedimeve për emrin. Disa organizata të diasporës maqedonase, politikanë dhe profesorë universitarë në vazhdimësi po bëjnë thirrje për ndërprerjen e negociatave midis Maqedonisë dhe Greqisë për çështjen e emrit. NOA/DV/INA

KOMENTE