Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Angeline Jolie, një vizitë e beftë në Sarajevë, diskuton për kthimin e refugjatëve
English

Angeline Jolie, një vizitë e beftë në Sarajevë, diskuton për kthimin e refugjatëve

Sarajevë, 21 gusht, NOA – Në një vizitë të beftë ka mbërritur në kryeqytetin e Bosnjë-hercegovinës, sarajevë, aktorja e njohur hollivudiane, Angeline Jolie.

Jolie bashkë me dy nga fëmijët e saj, dhe e shoqëruar nga 10 truproja personale ka mbërritur mbrëmë në darkë në kryeqytetin e Bosnjës.

Ambasadorja e Vullnetit të Mirë, e UNHCR-së, është takuar sot me Kryetarin e shtetit të Bosnjës, Haris Silajxhiq.

Në takimet me dy krerët e Bosnjës, zonja Jolie ka biseduar për kthimin e refugjatëve, ku ambasadorja e UNHCR-së, ka shprehur interesin e saj që kthimi i tyre të jetë i qëndrueshëm.

Hollësitë rreth vizitës së aktores së njohur në Bosnjë Hercegovinë, janë mbajtur të fshehta, për arsye të sigurisë së saj.

Ambasadorja e njohur Angeine Jolie jo më kot ka zgjedhur Bosnje-Hercegovinën për vizitën e saj në Ballkan, vendin ku diktatori serb Sllobodan Millosheviç dhe bashkëpunëtorët e tij, kryen masakrën më të madhe të popullit musliman të Bosnjës, masakrën e Srebrenicës, ku gjetën vdekjen në mënyrë çnjerëzore në korrik të 1995-ës, plot 8000 muslimanë të Bosnjes.

mit/NOA

KOMENTE