Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Aty ku Zoti ka krijuar mrekulli, politika ka krijuar anarki
English

Aty ku Zoti ka krijuar mrekulli, politika ka krijuar anarki

Plazhi i madh me gjatësi 14 kilometra dhe gjerësi 200 metra me rërë të imët dhe të pastër, nga banorët vlerësohet si “rëra e dermanit” për shkak të vetive të saj shëruese. Shtrohet pyetja a dimë apo më qëllim nuk duam ne shqiptarët që ta menaxhojmë një vend të tillë?

Nga Lulëzim Krasniqi

Shqipëria ka shumë vende të bukura natyrore, në të cilat Zoti ka krijuar mrekulli.

Njëra nga këto bukuri përrallore është Velipoja, aty Zoti bëri mrekulli natyrore, duke krijuar një plazh të jashtëzakonshëm natyral, që ndoshta nuk mund ta gjejë njeriu askund në botë!

Fshati bregdetar me plazhin e madh e të bukur së bashku me qendrën turistike shtrihen në jugperëndim të Shkodrës, 35 kilometra larg saj, ne fushën e gjerë të Velipojes, të lagura nga deti Adriatik, pranë kufirit me Malin e Zi, me të cilin e ndan lumi Buna dhe grykëderdhja e tij.

Plazhi i madh me gjatësi 14 kilometra dhe gjerësi 200 metra me rërë të imët dhe të pastër, nga banorët vlerësohet si “rëra e dermanit” për shkak të vetive të saj shëruese.

Shtrohet pyetja a dimë apo më qëllim nuk duam ne shqiptarët që ta menaxhojmë një vend të tillë?

Në shumë vende të botës së zhvilluar, por edhe në zhvillim, turizmin e kanë të rregulluar, tek pasi që dora e njeriut ka bërë ndryshime të thella(artificiale), duke bërë që vendet e tilla të duken sa më bukur, vetëm e vetëm të tërhiqen sa më shumë vizitorë, më qëllim që përmes turizmit të forcohen ekonomikisht. Ndërsa, në Shqipëri çdo gjë e bukur në natyrë është krijuar nga Zoti, ndërsa çdo gjë tjetër që ka prekur dora e njeriut(politika), ka shkatërruar natyrën që ka krijuar Zoti.

A duhet që në Velipojë shteti të bëj ndryshime të thella, për të tërhequr turistë apo pushues? Përgjigja ime është e thjesht dhe e shkurtër, jo! Pse? Sepse, shteti shqiptar fillimisht duhet të shtrijë dorë dhe të bëj ndryshime që në parim janë të thjeshta, por sipas mendimit tim janë shumë të rëndësishme për ta zhvilluar turizmin në këtë pjesë të bregdetit shqiptar. Shteti duhet t’i bëj këto ndryshime:

a) të ndërtoj WC publike; të formoj njësi për ndihmën e parë mjekësore; të formoj njësi zhytëse për shpëtim dhe ta mirëmbajë plazhin, duke pastruar atë çdo ditë në mbrëmje;

b) të ndalojë qarkullimin e automjeteve në afërsi të plazhit; të ndalojë shitësit ilegal, të cilët shpeshherë shkaktojnë neveri tek pushuesit;

c) të vërë orar të kufizuar lidhur me qarkullimin e automjeteve nëpër disa rrugë të cilat të shpijnë drejt plazhit; të vejë orar të kufizuar për lokalet që bëjnë zhurmë të natës.

Njerëzit kanë nevojë që ta ndjejnë thellë në shpirt natyrën, ashtu siç e ka krijuar Zoti, me disa ndryshime të thjeshta të domosdoshme.

Atë që kam vërejtur gjatë pushimit që isha në Velipojë, është se shteti ende nuk ka vënë dorë në plazhin e Velipojës! Ky plazh në tërësi menaxhohet nga njerëz privat, të cilët nuk dihet se, a ia paguajnë tatimin shtetit?!

Duke parë këtë gjendje të krijuar në Velipojë, atëherë menjëherë të shkon mendja, se shteti ende nuk ka vënë dorë, por politika po, sepse nuk është vështirë që të realizohen ato të ndryshime të lartcekura.

Thash politika, sepse një gjendje e tillë në Velipojë, gjendje e anarkisë, krijohet vetëm nga politika, për qëllime përfitimi material të grupeve të caktuara, apo individëve të caktuar. Ky politizim (kriminalizim) i bukurive të natyrës shqiptare përkatësisht bregdetit shqiptar iu shkon përshtati vetëm atyre që nuk ia do të mirën shqiptarëve.

Të gjitha këto që i kam cekur më lart i mungojnë tani për tani Velipojës, gjë që ndikojnë negativisht në zhvillimin turizmit në këtë vend jashtëzakonisht të bukur.

Turizmi është çelësi i suksesit për Shqipërinë në marrëdhëniet ndërkombëtare.

Shteti përkatësisht qeveria shqiptare duhet të bëj politika të mirëfillta strategjike për këto bukuri të natyrës, më qëllim që të jenë sa më atraktive dhe joshëse edhe për turist të huaj dhe ta forcoj ekonominë shqiptare përmes turizmit.

Shqipëria përmes zhvillimit në mënyrë racionale të turizmit do të kishte sukses edhe në arenën ndërkombëtare duke promovuar vlerat e vërteta në shumë fusha të tjera të rëndësishme duke ia hapur rrugët vetës: do të tërhiqte investime ndërkombëtare; do t’ia lehtësonte vetës që për një periudhë të shkurtër të vijë deri te liberalizimi i vizave nga BE, po ashtu do ta shkurtonte rrugën për pranimin e saj në BE.

Krejt në fund, sa më e zhvilluar ekonomikisht Shqipëria, aq më afër do të jetë integrimi i gjithë shqiptarëve në strukturat e institucioneve të BE. Me forcimin e Shqipërisë, shteti i Kosovës do ta përshpejtonte rrugën e vet drejt strukturave të BE-së.

Në të kundërtën sa më shumë që vonohet Shqipëria, aq më vështirë do ketë shteti i Kosovës dhe shqiptarët t’i realizojnë qëllimet e tyre.

(*) Dërguar nga autori, studion Marrëdhëniet Ndërkombëtare dhe Diplomaci, Niveli Master në Prishtinë

KOMENTE