Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Demokracia e re: E keqja e shqiptarëve në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe BDI
English

Demokracia e re: E keqja e shqiptarëve në Maqedoni, VMRO-DPMNE dhe BDI

Shkup, 21 gusht, NOA – Deputeti i Partisë “Demokracia e Re” në Maqedoni, Abedin Zymberi ka deklaruar sot ministri për Punë dhe Politikë Sociale, Xhelal Bajrami manipulon opinionin publik shqiptar dhe mashtron familjet e dëshmorëve dhe invalidëve të luftës të vitit 2001, kategori më e prekur shoqërore edhe pas nëntë viteve të përfundimit të konfliktit të vitit 2001.

Deputeti Zymberi i rikujtoi ministrit të Punës dhe Politikës Sociale të Maqedonisë në një konferencë për shtyp se “që në momentin që keni marrë pushtetin keni premtuar se shumë shpejt do të zgjidhni çështjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës mirëpo na gënjyet”.

Mandej vijoi deputeti i Demokracisë së re, “Më vonë keni thënë se për këtë çështje keni formuar komisione në kuadër të koalicionit, mirëpo iu zprapsën partnerët e koalicionit dhe zëvendësministri juaj. Tani përsëri jeni duke premtuar, por e dimë se përsëri po mashtroni”, tha deputeti Zymberi.

“Nëse ju keni pasur ndërmend që ta zgjidhni çështjen e familjeve të dëshmorëve dhe invalidëve të luftës, unë ju pyes publikisht pse atëherë nuk e përkrahët propozimin e ligjit, që sollëm unë dhe deputeti i pavarur Daut Rexhepi me përkrahjen vetëm të deputetëve të Demokracisë së Re?”, tha Zymberi.

Sipas tij, më tepër se kushdo është vetë ministri i punës, që i ka borxh kësaj kategorie, zgjidhjen e problemt, pasi ishin pikërisht premtimet përballë tyre që i dhanë kolltukun qeveritar ministrit Xhelal Bajrami.

“Kemi konstatuar se e keqja e shqiptarëve në Maqedoni është VMRO-DPMNE-ja, mirëpo me hapat e fundit të ministrave shqiptarë dhe të BDI-së përfundimisht shqiptarët në Maqedoni kanë dy të këqija, edhe VMRO-DPMNE-në edhe BDI-në. Për fat të keq, tani nuk e dimë se cila është më e keqja nga të dyja!”, përfundoi deputeti i Demokracisë së Re, Abedin Zymberi.

mit/NOA
KOMENTE