English

Kultivojnë hashash nëpër ara, arrestohen tre persona në Shkodër

Shkodër, 21 gusht 2010, NOA – Tre persona janë arrestuar në Shkodër për mbjellje të lëndëve narkotike. Ndalimi i tyre nga Policia e Shkodrës është bërë dje pas gjetjes së bimës narkotike në fshatin Mazrek të komunës Guri i Zi.

Të arrestuarit janë Ndoc Prendi, 36 vjeç, banues ne fshatin Bardhaj në Shkodër, Hilë Ndoja, 53 vjeç dhe Paulin K. Ndoja, 26 vjeç, të dy banues në lagjen ”Partizani”, të qytetit të Shkodrës.

Zyrtarisht, policia i tha agjencisë NOA se ndalimi i të dyshuarve u bë pasi, nga veprimet hetimore të kryera nga ana jonë, rezulton se janë autorë të kultivimit të bimëve narkotike, cannabis sattiva, në lagjen Gecaj të fshatit Mazrek.

Policia nuk ka bërë të ditur sesa ka qenë sesia e bimëve që u janë sekuestruar të tre personave.

Ndërkohë që njoftohet se kanë nisur procedurat për të ndjekur çështje në rrugë ligjore dhe më pas dënimin e tyre.

a.k./NOA

KOMENTE