Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Atleti kenian Rudisha thyen rekordin botëror në garën e 800 metrave
English

Atleti kenian Rudisha thyen rekordin botëror në garën e 800 metrave

Berlin, 22 gusht, NOA – Atleti kenian David Rudisha theu këtë të djelë rekordin botëror në garën e 800 metrave për meshkuj, duke e bërë këtë garë për 1 minutë e 41.09 sekonda në stadiumin olimpik të Berlinit.

David Rudisha thyen kështu rekordin që mbahej nga atleti danez Uillson Kipketer me një minutë e 41.11 sekonda, i vendosur në vitin 1997 në garat e zhvilluara në Këln të Gjermanisë.

Atleti kenian pas thyerjes së rekordit botëror, tha për Associated Press se “E takova Kipketer vitin e shkuar dhe ai më tha që shihte tek unë të ardhmen e garës së 800 metrave, dhe se ishte i bindur që do të thyeja rekordin botëror të garës. Madje Kipketer, më inkurajoi për këtë garë, shpjegoi rekordmeni i ri, Rudisha.

Atleti kenian e theu rekordin e garës së 800 metrave pikërisht në të njëjtin stadium, kur një vit më parë ishte gjysmëfinalist në kampionatin botëror të atletikës.

“Isha shumë i zhgënjyer vitin e shkuar, tha Rudisha, duke nënvizuar për Associated Press se edhe koha një vit më parë ishte shumë e ftohtë.

Pas rekordit të thyer David Rudisha tashmë shpreson për tituj botërorë dhe olimpikë.

mit/NOA
KOMENTE