Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bogdanoviç: Nuk kemi bisedime sekrete me Prishtinën
English

Bogdanoviç: Nuk kemi bisedime sekrete me Prishtinën

Beograd, 22 gusht, NOA – Ministri për Kosovën në qeverinë serbe, Goran Bogdanoviç i ka dhënë fund zërave të partisë shqiptare Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, duke deklaruar se “Nuk po zhvillojmë bisedime sekrete me Prishtinën”.

Në një deklaratë për mediat serbe Bogdanoviç, theksoi se “Nëse do të kishte bisedime të tilla nuk do të ishte nevoja të kërkonim negociata apo të paraqesnim rezolutën në Kombet e Bashkuara”.

Në këtë kontekst Bogdanoviç ripërsëriti qëndrimin e palëkundur të Serbisë për bisedime të reja me Prishtinën rreth statusit të Kosovës.

Sipas ministrit serb për Kosovën, “Kjo është një mundësi që të zgjidhim çështjet e shqiptarëve dhe serbëve në Ballkanin Perëndimor”, duke bërë të qartë kështu se Serbia do të vazhdojë të mos heqë dorë nga politika e saj, për mosnjohjen e pavarësisë së Kosovës.

mit/NOA
KOMENTE