Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Wikileaks, prokurorët suedezë nuk gabuan me Assange, ka fakte të reja
English

Wikileaks, prokurorët suedezë nuk gabuan me Assange, ka fakte të reja

Stokholm, 22 gusht, NOA – Prokuroria suedeze duket se do hetojë mbi rastin e pronarit të faqes në Internet, australianit Julian Assange, i cili u akuzua para dy ditësh për përdhunim.

Kjo prokurori edhe pse e tërhoqi urdhërarrestin e lëshuar nga një prokuror suedez të premten në mbrëmje për Assange, rishtas e ka mbrojtur vendimin e saj duke theksuar se do të hetojnë edhe më tej pasi ka shumë informacione të reja lidhur me çështjen Assange.

Themeluesi i faqes Wikileaks, Julian Assange ka deklaruar sakaq për mediat se pas këtyre akuzave qëndron Pentagoni, duke iu referuar dokumenteve sekrete të publikuara mbi luftën në Afganistan.

WikiLeaks ka shqetësuar gjatë javëve të fundit administratën e SHBA-ve, lidhur me botimin e mijëra dokumenteve sekrete për luftën në Afganistan, por pak ditë më parë vetë Pentagoni deklaroi se nuk ishte i interesuar të negocionte lidhur me publikimin e dokumenteve të tjera që ka lajmëruar Wikileaks.

Burime zyrtare nga prokuroria e Përgjithshme e Suedisë u shprehën se urdhërarresti i lëshuar ndaj Assange u tërhoq, pasi prokurorja që trajtoi çështjen vetëm disa orë më vonë kishte më shumë informacione, dhe bënë me dije se asnjë nga prokurorët nuk kishte bërë gabime lidhur me rastin Assange, i cili akuzohet për dhunim.

Themeluesi i Wikileaks Julian Assange tërhoqi vëmendjen se urdhërarresti i lëshuar për të ka dëmtuar imazhin e grupit Wikileaks.

mit/NOA
KOMENTE