Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Ne inaugurojmë ndryshimin e Shqipërisë
English

Berisha: Ne inaugurojmë ndryshimin e Shqipërisë

Petrelë, Tiranë, 24 gusht, NOA – “Shqipëria u bë një nga vendet, ku jetohet më mirë, sepse në këtë vend u shumëfishuan potencialet ekonomike të qytetarëve shqiptarë”.

Kështu i cilësoi kryeministri Sali Berisha arritjet e qeverisë së tij bazuar mbi investimet e mëdha dhe politikat në shërbim të qytetarëve gjatë inaugurimit pasditen e djeshme të rrugës së përfunduar që të çon për në komunën e Petrelës, aty ku në majë ndodhet edhe kalaja e shekullit të 15-të, një fortifikim që flet për trashëgiminë shqiptare ndërshekullore.

Rruga e ndërtuar tërësisht me një investim nga qeveria që kap vlerën e rreth 100 milion lekëve, duket qartë që është një rrugë e ndërtuar sipas të gjitha standardeve bashkëkohore, duke krijuar kështu mundësinë që çdokush të shijojë panoramën e mrekullueshme në pikën më të lartë të fshatit petrelë, pikërisht nga kalaja.

“Inaugurojmë sot një nga rrugët më të bukura, më turistike të vendit, rrugën që sjell vizitorët në këtë komunë dhe në kalanë tuaj. Sot, ne inaugurojmë ndryshimin, inaugurojmë një rrugë, e cila ka parametrat më të mirë të transportit. Unë kam vizituar shumë kështjella në vende të ndryshme dhe ju garantoj se kam shkuar tek ato, natyrisht me rrugë të mira, por tek asnjëra me rrugë më të mirë se kjo që inauguruam sot”, deklaroi nga gjatë përurimit të rrugës së re të Petrelës, kryeministri Berisha.

Kryeministri theksoi se gjatë 5 viteve të qeverisjes së kësaj mazhorance, në komunën e Petrelës janë investuar 850 milion lekë, ose 28 herë më shumë se në 8 vitet e qeverisjes së mëparshme të marra së bashku.

“Në komunën tuaj janë investuar gjatë këtyre viteve të qeverisë së kësaj mazhorance, 850 milion lekë, 28 herë më shumë se 8 vite të tjera, të marra së bashku. Janë ndërtuar 33 kilometra rrugë, 3 sisteme ujitjeje dhe kanalizime, 2 shkolla 9 vjeçare dhe 3 qendra shëndetësore. Janë subvencionuar një numër i madh fermerësh për mbjelljen e ullinjve. Subvencionet e fermerëve janë 22 herë më të larta, sesa 5 vite më parë”, theksoi kryeministri.

Duke iu referuar politikave të qeverisë, shefi i qeverisë Berisha theksoi se “Shqipëria u bë një nga vendet, ku jetohet më mirë, sepse në këtë vend u shumëfishuan potencialet ekonomike të qytetarëve shqiptarë, reformat e thella bënë të mundur të shumëfishohen investimet publike dhe private në të katër anët e vendit, bënë të mundur që pasuritë e mëdha të shndërrohen në vlera për qytetarët shqiptarë”.

Zoti Berisha mbrojti investime të mëdha në pjesën dërrmuese të komunave të vendit, duke deklaruar se investimet e qeverisë kanë ndërtuar dhe mbi 6 mijë kilometra rrugë, në mbarë vendin.

Këto pesë vite pohoi kreu i mazhorancës, “ne vendosëm në epiqendër të përpjekjeve tona, sistemin arsimor, shkollimin më të mirë të djemve dhe vajzave të Shqipërisë në universitetet tona. Në harkun kohor 5 vjeçar, si në asnjë vend tjetër, numri i studentëve është trefishuar, ndërsa sistemi shëndetësor njohu reforma të thella dhe Shqipëria u bë një vend më i mirë për të jetuar, sepse ne dyfishuam rrogat e shumicës së punonjësve të administratës, dyfishuam pensionet në fshat, dyfishuam ndihmën ekonomike”, ebdientoi zoti Berisha.

Duke mos lënë mënjanë akuzat e opozitës, shefi i qeverisë i bëri thirrje asaj, të heqë dorë nga nihilizmi dhe të mos mohojë nga mëngjesi deri në darkë gjithçka pozitive që zhvillohet në Shqipëri.

Kryeministri siguroi banorët se qeveria do të mbështesë pushtetin lokal në të gjitha projektet, të cilat do të përmirësojnë edhe më tej jetën e tyre, si dhe do ta bëjnë Petrelën, një vend gjithnjë e më të mirë, për të jetuar dhe për t’u vizituar nga turistë, të cilët do ta kenë më lehtë të arritshme, simbolin e Petrelës, kalanë mesjetare të saj.

mit/NOA

KOMENTE