English

Eurodeputetja Pack tërhiqet: Nuk do të ngre padi kundër Ivanovit

Shkup, 24 gusht, NOA - Eurodeputetja gjermane Doris Pack ka hequr dorë sot në ngritjen e padisë penale kundër presidentit maqedonas Gjorgje Ivanov.

Ky vendim i saj erdhi pas një bisede telefonike, që presidenti Ivanov pati me deputeten e CDU-së gjermane pranë Parlamentit Evropian.

Ivanov i ka bërë me dije eurodeputetes Pack se nuk kishte sajuar asgjë duke përdorur emrin e saj, por kishte konfirmuar se ajo është vetëm një mike e Maqedonisë.

“Pas bisedës, që kam zhvilluar nuk do të ngre padi penale dhe falje publike. Por, ajo që është e vërtetë është se “edhe po të doja të bisedoja për temën e Maqedonisë, nuk kishte shanse, për shkak se ishim në një ceremoni përkujtimi për masakrën e Srebrenicës”, ka theksuar sot, eurodeputetja gjermane.

Ajo pohoi se mund të jetë përshëndetur me presidentin Ivanov gjatë përkujtimit të 15 vjetorit të masakrës serbe ndaj boshnjakëve në Srebrenicë, por ajo theksoi se nuk ka biseduar asgjë lidhur me çështjen e e emrit të Maqedonisë.

Presidenti maqedonas Gjorgje Ivanov ka deklaruar të premten e kaluar se në një takim me eurodeputeten Pack gjatë këtij viti në Srebrenicë, ajo i kishte pohuar se Maqedonia në vitin 1995 kishte lëshuar shansin dhe ofertën e bashkësisë ndërkombëtare për fillimin e negociatave për anëtarësim në BE dhe NATO me referencën FYROM.

NOA/INA
KOMENTE