Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
HRW: Rusia të respektojë kodin e islamik të veshjes te femrat çeçene
English

HRW: Rusia të respektojë kodin e islamik të veshjes te femrat çeçene

Nju Jork, 24 gusht, NOA – Organizata “Human Rights Watch” i ka bërë thirrje Rusisë të ndalë keqtrajtimin e grave çeçene të veshura sipas kodit islamik.

Human Rights Watch në një deklaratë publike ka kërkuar që “Rusia të ndalë rregullat e saj, të cilat bien ndesh me besimin e grave çeçene, duke i ndalur ato që të respektojnë kodin islamik të veshjes”.

Kjo deklaratë vjen pas raporteve të mbledhura nga aktivistët e HRW-së, në kryeqytetin e Çeçenisë, Grozni mbi keqtrajtimin e femrave për shkak të veshjes së tyre, e cilësuar si e papërshtatshme nga autoritetet ruse.

Autoritetet e Çeçenisë nuk lejojnë që femrat, që refuzojnë të mbajnë shami, të punojnë në sektorin publik, ndërsa studentet dhe nxënëset duhet të mbajnë shami në shkolla dhe fakultete.

Masat e ndërmarra ende nuk janë kthyer në ligj, por publikisht ato mbështeten nga presidenti pro-rus i Çeçenisë, Ramzan Kadirov.

mit/NOA

KOMENTE