English

Kryqi i Kuq: 15 mijë të zhdukur në Ballkan, Beogradi të bëjë më tepër

Prishtinë, 24 gusht, NOA - Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq u bëri thirrje qeverive në ish-Jugosllavi të bëjnë më shumë për të zbardhur fatin e 15 mijë të pagjeturve nga luftërat e viteve 90.

“Pas këtyre statistikave të thata qëndrojnë individë, burra, gra dhe fëmijë, jetët e të cilëve u ndanë më dysh nga dhuna e paparë”, tha kreu rajonal i KNKK-së, Pol Anri.

“Është çështje thelbësore dinjiteti dhe përgjegjësie politike që mijëra familjet e prekura të marrin lajme dhe përkrahje. Për t’i përmbushur obligimet e tyre, shtetet në Ballkanin Perëndimor duhet të bëjnë shumë më tepër”, theksoi Arni, në hapje të ekspozitës së KNKK-së me titull “Jetët e zhdukura”.

Projekti “Jetët e zhdukura” sjell rrëfimet e 15 njerëzve nga Kroacia, Bosnja, Serbia dhe Kosova, familjarët e të cilëve janë zhdukur gjatë luftërave.

a.k/NOA/RFE

KOMENTE