English

Prifti: Kontrata për konçensionin në lumin Kardhiq është e rregullt

Tiranë, 24 gusht, NOA – Ministri i Ekonomisë, Dritan Prifti ka paraqitur personalisht para mediave kontratën e nënshkruar mes firmës së Arjan Tartarit dhe ministrisë së Ekonomisë për konçensionet e hidrocentralit mbi lumin Kardhiq.

Prifti u shpreh se kjo kontratë që sulmohet nga opozita është e ligjshme dhe është dhënë në përmbushje të gjithë ligjeve të vendit.

“Ka qenë një konsorcium prej katër kompanish që ka marrë kontratën e konçnesionit për lumin Kardhiq. Unë nuk shoh asnjë nxitim, asnjë problem me këtë kontratë. Kjo është një kontratë që është negociuar më shumë se kontratat e tjera”, u shpreh Prifit.

Ai theksoi se në çdo moment që opozita kërkon të ketë kopje origjinale të kontratave të lidhura me këtë ministri, “ato do tu vihen në dispozicion nga Sekretari i Përgjithshëm”.

Prifti tha se opozita, përpara se të akuzojë duhet të kërkojë dokumente dhe të flasë për abuzime dhe korrupsion.

“Më vjen keq që PS vazhdon me një politikë ekzagjerimesh dhe shpifjesh. Nuk është meritë të manipulosh të vërtetën. Nuk bëhet politikë”, tha Prifti.

Dje opozita kërkoi nga Ministri e Ekonomisë të publikonte kontratën e hidrocentralit të Kardhiqit, e cila sipas saj i është dhënë në mënyrë abuzive bashkëjetuesit të deputetes së PD-së, Albana Vokshi.

a.k/NOA

KOMENTE