Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Berisha: Kapitull i ri me Serbinë, përpjekje maksimale për njohjen e Kosovës
English

Berisha: Kapitull i ri me Serbinë, përpjekje maksimale për njohjen e Kosovës

Tiranë, 25 gusht, NOA Update – Në takimin me ambasadorët shqiptarë, kryeministri Sali Berisha u shpreh se do të ndërtohet një kapitull i ri i marrëdhënieve mes serbëve dhe shqiptarëve.

Berisha u shpreh se baza e këtyre marrëdhënieve duhet të jetë integrimi i dy vendeve në familjen europiane. “Këto dy kombe kanë pasur një histori shumë të hidhur, një histori të përcaktuar, jo vetëm nga marrëdhëniet bilaterale, por të diktuara edhe nga faktorë ndërkombëtarë që në fillimin e shekullit të kaluar”, u shpreh kryeministri Sali Berisha.

Ai theksoi se dy popujt duhet të shohin interesin e tyre të përbashkët. “Sot shqiptarët dhe serbët, duhet që në interes të tyre, të nisin të shkruajnë një kapitull të ri në marrëdhëniet mes tyre. Një kapitull, i cili do të jetë kapitulli i të ardhmes së tyre evropiane”, tha ai.

Në lidhje me çështjen e Kosovës, Berisha është shprehur se qëndrimi i Tiranës zyrtare është i palëkundur dhe se ambasadorët duhet të lobojnë për njohje të mëtejshme.

Ai e ka cilësuar çështjen e pavarësisë së Kosovës një çështje ndërkombëtare, por në këtë aspekt dhe Shqipëria duhet të bëjë rolin e saj.

“Vendimi i fundit i gjykatës së Hagës ishte një vendim historik sepse e drejta ndërkombëtare i dha fund, jo vetëm pretendimeve absurde të Beogradit, por dhe një padrejtësie historike që u ishte bërë shqiptarëve. Diplomacia shqiptare do bëjë përpjekje për njohjen e mëtejshme të Kosovës “, tha Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE