Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Përgjigje për Kryeministrin
English

Përgjigje për Kryeministrin

Të gjithë këta qeveritarë të korruptuar dhe miliarderë që publikohen sot në ekranet e TV janë produkt i urrejtjes dhe qëndrimit tuaj antipronar që e keni konsideruar dhe vazhdoni ta konsideroni pronën e shtetëzuar nga Enver Hoxha si pronë në dispozicion të pushtetarëve

Rrapo Hajredin Danushi

Letër e hapur

I nderuar zoti Kryeministër.

Në datën 24 Gusht 2010, ju zoti kryeministër u shprehët në media se Presidenti i Republikës me të drejtën që i jep Kushtetuta ka plotësisht të drejtë të mos firmosi ligje kur nuk dëshiron të firmosë. Jo, gaboni zoti kryeministër. Presidenti i refuzon ligjet e miratuara prej Kuvendit jo sepse ashtu dëshiron por vetëm kur shkelet kushtetuta .

Lidhur me mosdekretimin nga ana e Presidentit të Republikës të ligjit të propozuar nga deputeti Alibeaj unë mendoj se Presidenti Bamir Topi këtë radhë po kryen detyrën si garant i Kushtetutës, detyrë që fatkeqësisht nuk e kanë kryer presidentët pararendës, përfshi kryetarët e Kuvendit, kryeministrat pra edhe ju. Sot pas 19 vjetësh deputetët e majtë dhe ata të djathtë kritikojnë në ekranet televizive reciprokisht njëri tjetrin për afera korruptive dhe përvetësime kolosale pasurish dhe pronash. E keqja më e madhe është se Prokuroria nuk vepron kryesisht për fillimin e hetimeve megjithëse ligji e lejon, pra nuk kryen detyrat. Ndofta të parët që prokuroria do të duhet te verë para përgjegjësisë penale jane shkelësit e kushtetutës d.m.th. qeveritarët. Kanë kaluar plot 19 vjet dhe ju akoma nuk keni kthyer tek i zoti edhe ato prona që vazhdojnë të jenë në po atë gjendje që ishin në kohën që i shtetëzoi Enver Hoxha. Ju pasi keni bërë një nen që i ndalon pronarët ti drejtohen gjykatës për pronat pa marrë më parë një përgjigje nga kryetari i Agjencisë Elvis Çefa, propozuat nëpërmjet Enkelejd Alibeajt një ligj tjetër që të zgjatet edhe më shumë koha e qëndrimit të pronarëve në pritje për vendimin nga Agjencia. Ju keni miratuar për legalizimin e veprimeve të paligjshme (pushtime trojesh ndërtime pa leje) 27 zyra ALUIZNI kurse për kthimin tek pronari i pronës së trashëguar keni vetëm 1 zyrë, funksion që praktisht nuk e kryen. Kjo imponon korrupsionin për të cilin jeni përgjegjës. Ky korrupsion infekton këdo dhe ju bëni çmos që dhe reporterët e Bashkimit Evrpoian të bëjnë një hap majtas e një tjetër djathas. Ndërkombëtarët nuk e kanë kuptuar se: Politika e pas 1991 ku ju luani rrolin kryesor nuk respekton të drejtat e njeriut por i është nënshtruar mafies së trojeve dhe kjo ka zhvilluar korupsionin që ka kapur çdo hallkë me përjashtim të ushtarit, fshatarit dhe punëtorit; se pasurimi i shpejtë i Qeveritarëve, duke grabitur pronat tona, është shkaku që e bën kaq të paprinciptë luftëm midis PS dhe PD dhe jo të drejtat e njeriut dhe se praktikisht Shqipëria drejtohet nga klane ose banda .

Zoti Kryeministër, pa dashur të përsëris ato që ju kam thënë vite më parë si dhe së fundmi në shkrimin e botuar datë 23.07.2010, shkrim që me siguri e keni lexuar, në pamundësi për të ju patur ballë për ballë në debat publik, ju them se me përjashtim të zonave veriore ku prona e grabitur u kthye tek i zoti, për anarkinë e pronës që është krijuar pas vitit 1991, ju jeni përgjegjësi kryesor dhe pas jush vjen Fatos Nano.

Të gjithë këta qeveritarë të korruptuar dhe miliarderë që publikohen sot në ekranet e TV janë produkt i urrejtjes dhe qëndrimit tuaj antipronar që e keni konsideruar dhe vazhdoni ta konsideroni pronën e shtetëzuar nga Enver Hoxha si pronë në dispozicion të pushtetarëve.

Për traditë nga veriu në jugë por kudo në botë prona e grabitur, kur gjendet i kthehet të zotit, kurse ju zoti Berisha po e jepni bakshish për mercenarët dhe besnikët tuaj. Këtë çmënduri me pronën po e paguan populli. Ju prej 1991 deri 1998 keni shkelur Dispozitat Kryesore Kushtetuese dhe liritë dhe të drejtat e njeriut dhe sajuat ligje antidemokratike dhe antikushtetuese dhe institucione që pengojnë kthimin e pronës tek i zoti. Të njëjtën linjë antipronar ju po vazhdoni, duke shkekur Kushtetutën e miratuar në 1998. Sot veprimtaria e shtetit shkel detyrimet kushtetuese që ju ka përmendur me shumë të drejtë Presidenti i Reublikës zoti Bamir Topi , në arsyetimin me të cilin ktheu ligjin e propozuar nga ish ministri i Drejtësisë Enkelejd Alibeaj.

Problemi zgjidhet por është në dorën tuaj momenti të korigjoni gabimet e Sali Berishës me pronat, para se Bashkimi Evropian, populli dhe historia të thonë fjalën. Nëse grupi i Pilurit ju këndoi për një copë rrugë që i bashkoi ata me rugën nacionale , do të jetë po ai grup me po ata këngëtarë por edhe dhjetra grupe të tjera që do t’ju rrahin teneqen për zhveshjen që ju i keni bërë nga pronat e të parëve të tyre.

KOMENTE