Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vasili: Edukimi i mjekëve, realitet i prekur nga të gjithë
English

Vasili: Edukimi i mjekëve, realitet i prekur nga të gjithë

Tiranë, 25 gusht, NOA – Në një vit janë trajnuar 3100 mjekë nga Qendra e Edukimit në Vazhdim dhe kanë marrë kualifikime të reja për specialistet e tyre. Shifra është bërë publike nga ministri i Shëndetësisë, Petrit Vasili gjatë seminarit të organizuar sot me temë, “Plani kombëtar dhe planifikimi individual i aktiviteteve të edukimit në vazhdim për punonjësit e shëndetësisë”.

Në këtë aktivitet është diskutuar dhe plani i aktiviteteve për vitin 2011. Vasili u shpreh se ky projekt do të sjellë rritjen e profesionalizmit të bluzave të bardha.

“Ne shkojmë në mënyrë gjithnjë dhe më kapilare drejt kësaj nisme të rëndësishme të edukimit në vazhdim, e cila nuk është më asnjë projekt dhe asnjë aspiratë, por është një realitet. Një nismë që ka marrë një pamje formale të plotë, por që ka dhe një set objektivash që duhet ti realizojë çdo ditë”, tha ai

Vasil u shpreh se situata është e ndryshme nga muaj më parë. Ai ka shtuar se në Shqipëri nuk ka asnjeri dilemën se çështja e edukimit në vazhdim, rikthimi tek një kualifikim i certifikuar është një çështje pa kthim mbrapa.

Gjatë seminarit, ku merrnin pjesë dhe përfaqësues të shoqatave të profesionistëve dhe operatorë të tjerë që kanë për detyrë organizimin e edukimit në vazhdim, është diskutuar lidhur me planin kombëtar të aktiviteteve për vitin 2011dhe të hapave praktikë që duhen ndjekur për realizimin e tij.

a.k/NOA

KOMENTE