Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Ikin forcat e NATO, shpërthen dhuna në Irak
English

Ikin forcat e NATO, shpërthen dhuna në Irak

Bagdad, 26 gusht, NOA - Pak ditë pas tërheqjes së trupave amerikane të luftës nga Iraku, kryengritësit e atjeshëm kanë treguar fuqinë e tyre.

Gjatë aksioneve terroriste të koordinuara në mbarë vendin janë vrarë të mërkurën të paktën 64 persona, ndërsa janë plagosur mbi 250 të tjerë.

Objektiv kryesor i sulmeve ishin forcat irakiane të sigurisë. Sulmet më të rënda janë kryer në Kut, Bagdad dhe Kerbala.

Disa parlamentarë në Bagdad kanë shprehur dyshimin nëse policia dhe armata mjaftojnë për të garantuar stabilitetin në vend.

BE-ja ka kërkuar krijimin e shpejtë të një qeverie stabile në Irak, e cila do të reagonte ndaj kërcënimeve dhe do të mundësonte pajtimin kombëtar në vend.

NOA

KOMENTE