Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagos në lokal bashkëfshatarin, arrestohet 30 vjeçari
English

Plagos në lokal bashkëfshatarin, arrestohet 30 vjeçari

Tiranë, 26 gusht, NOA – Policia e Tiranës ka bërë të mundur arrestimin e një personi që ka tentuar të vrasë mbrëmjen e djeshme një bashkëfshatar të tij. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 22:00, në fshatin Grec, të komunës Pezë e Madhe në Tiranë.

Burime nga Policia e Tiranës bënë të ditur për Agjencinë NOA se i arrestuari është Artur Servet Bardhi.

Bardhi ka qëlluar mbrëmjen e djeshme me pistoletë një bashkëfshatarin e tij, 25 vjeçarin Bledush Myslym Bemarku.

Incidenti ka ardhur pas një zënke që kanë pasur të dy në lokal, për motive të dobëta. Në një moment Bardhi ka nxjerrë pistoletën dhe ka qëlluar në drejtim të 25 vjeçarit.

Bemarku është dërguar menjëherë në Spitalin Ushtarak në Tiranë,ku dhe i është dhënë ndihma e parë.Sipas njoftimeve nga bluzat e bardha,25 vjeçari, aktualisht ndodhet jashtë rrezikut për jetën

Bardhit i është sekuestruar pistoleta model “TT” si dhe 6 fishekë, të cilat i mbante pa leje.

a.k/NOA

KOMENTE