Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plak maniak në Gjirokastër, abuzon seksualisht me fëmijën 13-vjeçare
English

Plak maniak në Gjirokastër, abuzon seksualisht me fëmijën 13-vjeçare

Gjirokastër, 26 Gusht 2010 NOA – Një plak në Gjirokastër ka dashur të shuajë epshet perverse të moshës së thyer, duke dashur të përdhunojë një fëmijë në moshë 13 vjeçe duke abuzuar seksualisht me të, e duke i shkaktuar njëkohësisht dhe traumë psikologjike.

Ngjarja e rëndë u zbulua nga policia e Gjirokastrës dhe drejtues të saj i konfirmuan pasditen e sotme agjencisë NOA, arrestimin e të dyshuarit të krimit. Aristidh Selo, i datëlindjes 1940, lindur dhe banues në fshatin Dervicjan të rrethit Gjirokastër u ndalua nën akuzën për “marrëdhënie seksuale me të mitura, mbetur në tentativë”.

Kapja e të dyshuarit u bë nga ana e Specialistëve për Parandalimin dhe Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Gjirokastër.

Gjithçka erdhi pasi mbrëmjen e djeshme në Sallën Operative të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër rreth orës 19.05, ka mbërritur një telefonatë se një shtetas tenton të kryejë marrëdhënie seksuale me një të mitur në automjetin e tij.

Në vendngjarje kanë shkuar me shpejtësi forcat e Policisë së Komisariatit të Policisë Gjirokastër dhe të Seksionit Kundër Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë së Policisë së Qarkut Gjirokastër.

Atje ka rezultuar se plaku maniak, në vendin e quajtur “Grehot”, Gjirokastër, mu pranë vendit ku hidhen plehrat, në automjetin e tij tip Benz Mercedes me targa GJ, 48 51 A, duke shfrytëzuar njohjet familjare ka marrë në makinë vajzën me iniciale K.K., 13 vjeçe nga Gjirokastra.

Gjatë qëndrimit në makinë, plaku ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale dhe e ka ngacmuar seksualisht me veprime të turpshme. Policia konfirmoi se i dyshuari nuk ka mundur të kryejë marrëdhënie seksuale me fëmijën por ka abuzuar seksualisht me të duke kryer vepra të turpshme.

“U pyet në prani të prindërve dhe psikologes e dëmtuara dhe u bë ekspertimi mjeko-ligjor lidhur me dëmtimet dhe pasojat e shkaktuara, ku rezultoi se i moshuari nuk ka mundur të kryejë marrëdhënie seksuale me të miturën”, - konfirmoi policia.

Nga ana e policisë u kryen veprimet procedurale, si këqyrje dhe sekuestro e automjetit, e aparateve celularë të përdorur nga autori dhe e dëmtuara për komunikim.

Tani, materialet në ngarkim të 70-vjeçarit Aristidh Selo, i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Gjirokastër për veprime të mëtejshme për veprat penale të “Marrëdhënieve seksuale me të mitura , mbetur në tentativë”, si dhe “Vepra të turpshme”.

v.d/e.r/NOA

KOMENTE