Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Qindra njerëz marrin pension edhe pas vdekjes
English

Qindra njerëz marrin pension edhe pas vdekjes

Athinë, 26 Gusht 2010 - Qeveria greke ka paguar për vite me radhë pensione për qindra njerëz që rezultojnë të kenë ndërruar jetë. Zyrtarët në Athinë, të cilët u shprehën të shokuar nga ky zbulim thanë se nga 500 pensionistët e regjistruar, të cilët kanë një moshë mbi 110 vjeç, pas verifikimeve, rezultoi se 321 prej tyre kishin ndërruar jetë, madje prej disa vitesh.

Ministri i Punës, Jorgos Kutramanis i cituar nga tv Klan tha se pensionet që derdheshin në llogaritë e këtyre personave, tërhiqeshin rregullisht çdo muaj. Megjithatë, ka pasur edhe raste në të cilat shuma e parave nuk është tërhequr kurrë.

Në këto kushte, qeveria Papandreu ka vendosur të bëjë të gjitha verifikimet që duhen dhe të dërgojë përpara gjykatës të gjithë ata që kanë mashtruar autoritetet, duke shkaktuar një dëm jo pak, por 80-100 milionë euro.

Lajmi vjen në një kohë që vendi përballet me një krizë të thellë financiare, krizë e cila detyroi qeverinë të kërkojë ndihmën e Bashkimit Europian dhe Fondit Monetar Ndërkombëtar.

Në këmbim të kësaj, qeveria ka ndërmarrë një plan drastik kursimesh për të ulur defiçitin buxhetor.

Por për ekspertët, dhënia e pensioneve për njerëz që nuk jetojnë, krahas humbjes financiare, tregon edhe se qeveria nuk ka qenë në gjendje të kontrollojë se ku çon paratë e saj.

KOMENTE