Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Tjetër telash për Topallin, zhduket Stema e Republikës nga faqja zyrtare e Kuvendit
English

Tjetër telash për Topallin, zhduket Stema e Republikës nga faqja zyrtare e Kuvendit

Tiranë, 26 Gusht 2010 NOA – Dhe telashet nuk kanë të sosur për Parlamentin tonë. Pak javë pas skandalit që plasi me stemën e Republikës që stafi parlamentar e bëri blu (!) duke shkelur ligjin për simbolet e shtetit, tani edhe një tjetër simbol i çudisë: Zhduket stema e Republikës nga faqja zyrtare.

Sikundër shihni dhe në foton e faqes kryesore të Parlamentit, stema e Republikës është zhdukur.

Në fakt, ajo qëndron vetëm një çast kur hapet faqja dhe më tej gjatë lundrimit në faqe dhe leximit të informacioneve, stema zhduket “njëherë dhe përgjithmonë” dhe vetëm nëse klikon për të hyrë në ndonjë kategori, stema do të shfaqet një moment e do të zhduket plotësisht gjatë kohëqëndrimit.

Ky problem, mesa duket teknik, ndodh jo në të gjithë browser-at që përdoren për hapjen e faqeve të internetit dhe navigimit në to, por gjithsesi, është një telash më shumë për Parlamentin që i mbetet të marrë masa për ta korrigjuar.

Në fillim të qershorit të këtij viti kur u bë dhe faqja e re Kuvendit të Shqipërisë, sfondi i saj u bë blu.

Por ca më keq, blu u bë dhe stema e Republikës që sipas Kushtetutës është kuqezi. Dhe protokolli e kërkon që çdo institucion zyrtar të jetë shumë strikt në zbatimin e Kushtetutës sa i përket simboleve të shtetit.

Kështu, nëse në ditët e para të qershorit do të klikoje në faqen zyrtare të Kuvendit nuk dilnin më simbolet kombëtare, pra flamuri kuqe e zi me shqiponjën dykrenare, por do të hasje një hapësirë virtuale me ngjyrën e flamurit të PD-së dhe diku në sfond shihej vetëm një cep i flamurit kombëtar. Këtë ndryshim Parlamenti e justifikoi me pretendimin se këto janë ngjyrat e Bashkimit Evropian, organizëm ku Shqipëria aspiron të anëtarësohet.

Edhe sot, sikundër dalloni në foto, ndryshimi nuk është shumë i madh por të paktën stemës iu hoq ngjyra blu.

Në Kushtetutë, neni 13, pika 3 e Kushtetutës përcaktohet: "Stema e Republikës së Shqipërisë paraqet një shqytë me fushë të kuqe me një shqiponjë të zezë dykrenore në mes. Në krye të shqytit, me ngjyrë të artë, është vendosur përkrenarja e Skënderbeut".

e.r/NOA

KOMENTE