Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Arrestohet tajlandezja që mbante të fshehur një tigër të droguar në valixhe
English

Arrestohet tajlandezja që mbante të fshehur një tigër të droguar në valixhe

Tailandë, 27 Gusht NOA - Një tajlandeze 31 vjeçare kishte fshehur një tigër 2 muajsh në një valixhe dhe ishte përgatitur për të shkuar në Iran, por për fat të mirë këlyshi u pa falë kontrollit me rreze x dhe më pas u lirua.

Gjithçka ka ndodhur në aeroportin ndërkombëtar të Suvarnabhumi në Bangkok. Tashmë, gnuja rrezikon një dënim me katër vite burgim dhe një gjobë për më shumë se 1 mijë dollarësh.

Tigri, i cili sapo kishte bërë dy muaj, ishte droguar deri në atë pikë që gjatë udhëtimit mos të hapte asnjë lloj problemi. Shoqëria tajlandeze për mbrojtjen e specieve në rrezik ka shpjeguar se ishte pikërisht ky, motivi që këlyshi ishte i qetë dhe në një gjendje gjumi.

Gruaja e re kishte futur tigrin në një valixhe të madhe brenda së cilës ndodheshin shumë pelush të tjerë prej tigri. Ajo ndoshta ka shpresuar se brenda atyre tigri nuk do të mund të dallohej. Megjithatë për tu theksuare është se tigri është në një gjendje shëndetësore të mirë, por 31 vjeçarja që është pronarja e ligjshme e tij rrezikon një ndëshkim tepër të ashpër nga autoritetet.

r.b/NOA

KOMENTE