English

Berisha përuroi sot përfundimin e punimeve në lidhjen e dy rrugëve

Pejë, 27 Gusht 2010 NOA - Kryetari i Bashkisë së Pejës, Ali Berisha me bashkëpunëtorët, përuruan sot përfundimin e punimeve në rrugën Jeton Dedushaj në praninë e shumë qytetarëve të Bashkësisë Territoriale të Kristalit.

Kjo rrugë ka rendësi të madhe sepse po e bënë lidhjen e dy rrugëve me rendësi atë te rrugës kryesore nga stacioni i trenit me stacionin e autobusëve me rrugën e transitit dhe i bie përmes kristalit.

“Kjo rrugë ka rendësi jetike për banoret e këtij lokaliteti dhe shkarkon disa rrugë kryesore duke ofruar qasje me te shpejt ne qytet, kjo e dëshmon edhe njëherë përkushtimin ton për rregullimin e infrastrukturës sipas prioriteteve ne Komunën e Pejës”, tha ndër të tjera Ali Berisha gjatë ceremonisë së përurimit.

a.b/NOA

KOMENTE