Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Bumçi: Rama të tregojë lidhjet dhe pasurinë që ka me Tan Leprin
English

Bumçi: Rama të tregojë lidhjet dhe pasurinë që ka me Tan Leprin

Tiranë, 27 gusht, NOA – Deputeti i Partisë Demokratike, Aldo Bumçi kërkoi sot që kryetari i Partisë Socialiste, njëherazi dhe kryetar i Bashkisë së Tiranës, Edi Rama të tregojë për pasuritë e tij dhe lidhjen me biznesmenin Dritan Avllaj, ose siç njihet ndryshe, Tan Lepri.

Bumçi bëri një seri pyetjesh publike për Ramën duke i sugjeruar që të përgjigje në konferencën e përjavshme që bënë me gazetarët. “Duke besuar që nuk do fshihet më gjatë, e që sot z. Edvin Rama do jetë në takimin e përjavshëm me gazetarët, uroj që të gjejë kurajon e t’i përgjigjet disa pyetjeve të thjeshta, pa bërë lojëra fjalësh, pa kallëzuar përralla e pa iu marrë goja”, tha Bumçi.

Ai kërkoi të dijë nga kreu i PSsë se “prej sa kohësh e njeh z.Dritan Avllaj i njohur si Tan Lepri? Sa është numri i lejeve të ndërtimit që përmes Tan Leprit i ke dhënë firmave të ndërtimit?”

Gjithashtu Bumçi është ka kërkuar sqarime dhe për pasurinë. “Sa është rritur pasuria e këtij “sekseri” prej lejeve të lëshuara nga Bashkia? Në sa kontrata trojesh ndërtimi je pjesë në emër të Tan Leprit? Sa është sipërfaqja e apartamenteve që mban në emrin e sekserit të Bashkisë e Partisë së Leprit?”, tha Bumçi.

Ndërkohë që në bashkëbisedimin e sotëm me gazetarët në Partinë Socialiste nuk ka qenë kreu i PS-së, por kryetari Grupit Parlamentar Gramoz Ruçi.

a.k/NOA

KOMENTE