Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dokumentet sekrete: SHBA eksportoi terrorizmin në vendet e tjera
English

Dokumentet sekrete: SHBA eksportoi terrorizmin në vendet e tjera

Uashington, 27 gusht, NOA – Faqja e internetit “WikiLeaks”, pas zbardhjes së materialeve sekrete të Pentagonit mbi luftën në Irak dhe Afganistan dhe gabimet që ka bërë ushtria amerikane atje, ka publikuar dje materiale sekrete të radhës.

Në faqen ku botohen dokumentet e rezervuara këtë herë është publikuar një raport i CIA-s, ku jepen të dhëna mbi një akuzë se SHBA, me luftën dhe metodat e saj u shndërrua në eksportuese e terrorizmit.

Në të përmbahen të dhënat mbi qytetarë të SHBA të cilët janë bërë militantë të grupimeve radikale.

Më parë site “WikiLeaks” ka publikuar dokumentet mbi gabimet e ushtarëve amerikanë në Irak dhe Afganistan, të cilat i kushtuan jetën banorëve paqësorë. Pentagoni kërkoi që “WikiLeaks” t'ia dorëzojë atij këto dokumente.

a.k/NOA

KOMENTE