English

Doping, akuza ndaj Zidane dhe Deschamps

Tiranë, 27 gusht, NOA- Në vitin 1998, kur Franca fitoi Botërorin, analizat e gjakut të disa lojtarëve dhe mbi të gjitha ato të Zidane dhe Deschamps, kishin vlera anormale.

Kjo është ajo çka ka shkruar Jean-Pierre Paclet, mjek i përfaqësueses franceze nga viti 2004 e deri më 2008, në një libër në të cilin kritikon dhe trajnerin Raymond Domenech.

Sipas Paclet, Zidane dhe Deschamps mund të kenë qenë konsumues së substancave dopuese në kohën kur ata ishin pjesë e ekipit të Juventusit.

r.b/NOA

KOMENTE