Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hipoteka: Do bllokojmë tjetërsimin e pronave nga Edi Rama me ortakët e tij
English

Hipoteka: Do bllokojmë tjetërsimin e pronave nga Edi Rama me ortakët e tij

Tiranë, 27 Gusht 2010 NOA - Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, paralajmëroi sot kryebashkiakun e Tiranës, se “do të jetë një pengesë ligjore, ndaj të gjitha tentativave të tij, për tjetërsimin e trojeve private e publike, në funksion të ortakëve e bashkëpunëtorëve të tij”.

Reagimi zyrtar nga ZRPP erdhi pasi siç tha ajo, “Gazeta e Partisë Socialiste, nën dirigjimin e Edi Ramës, kryetarit të kësaj partie, njëherazi edhe kryetar i bashkisë së Tiranës, ka zgjedhur Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, për të bërë objekt të shpifjeve dhe përbaltjeve të saj të radhës”.

Sipas ZRPP, prej dy ditësh, kjo gazetë, mbrojtëse e interesave të Edi Ramës, për atë që ai ka bërë në tjetërsimin e pasurive private e publike në Tiranë në funksion të ortakëve dhe bashkëpunëtorëve të tij, në dy numrat e saj të fundit, nën pretendimin se ka marrë “flamurin”e mbrojtësve të interesave të qytetarëve të Tiranës, ka shpifur në mënyrë të qëllimshme.

“Ajo që në shkrimet e kësaj gazete trumbetohet si një bllokim nga zyrat e hipotekës (Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme), e pronës së familjes Dema, duam të sqarojmë se nuk është gjë tjetër, veçse pasqyrimi i vullnetit të palëve kontraktore, i materializuar në një kontratë sipërmarrjeje të vitit 2006”, - thuhet në një komunikatë të ZRPP.

Kurse sqarohet më tej se në këtë kontratë sipërmarrjeje, palë e së cilës është edhe pala pronare e truallit, familja Dema, është parashikuar regjistrimi i kontratës në Zyrën e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme dhe moskryerja e veprimeve juridike me pasurinë pa marrëveshje mes palëve.

“Është parashikuar gjithashtu se zgjidhja e mosmarrëveshjeve do të bëhet nga gjykata. Ndaj dhe një herë theksojmë se veprimet e Zyrës e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, janë në përputhje të plotë me ligjin dhe me vullnetin e palëve kontraktore”, - thotë ZRPP.

Kurse në përfundim, paralajmëron: “Zyra e Regjistrimit të Pasurive të Paluajtshme, duke i konsideruar sulmet e gazetës së Partisë Socialiste, si presione të pronarit të saj Edi Rama, gjen rastin ti rikujtojë kryebashkiakut të Tiranës, se asnjë herë, nuk do të bëhet, pre e presioneve të tij të ulëta, përkundrazi do të jetë një pengesë ligjore, ndaj të gjitha tentativave të tij, për tjetërsimin e trojeve private e publike, në funksion të ortakëve e bashkëpunëtorëve të tij”.

e.r/NOA

KOMENTE