English

Limaj: Kosova po del nga izolimi, jemi pikë destinacioni e jo tranziti

Ministri Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj u takua me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliu. Flet për lidhjet hekurudhore me Shqipërinë dhe pse kanë ngecur

Prishtinë, 27 Gusht 2010 NOA - Ministri i Transportit dhe Postë-Telekomunikacionit, Fatmir Limaj u takua sot me kryetarin e Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gerxhaliun, me të cilin biseduan për thellimin e bashkëpunimit në mes të MTPT-së dhe OEK-ut.

“Ne kemi pasur një bashkëpunim të ngushtë, me Odën Ekonomike vazhdimisht dhe do të vazhdojmë ta thellojmë këtë bashkëpunim edhe në të ardhmen. Ka ardhur momenti kur OEK-un ta shohim si partner serioz dhe i organizuar, që mbron, reflekton, interesin e komunitetit të biznesit në tërësi”, - tha Limaj.

Sipas ministrit në këtë takim me theks të veçantë është biseduar për zhvillimet e deritanishme, Kosova përfundimisht po del nga izolimi që duke mos e shfrytëzuar pozitën e saj gjeografike, pasi që vendi ynë ka qenë pikë destinacioni por jo tranziti.

“Politikat e Qeverisë së Kosovës dhe MTPT-së, janë krijimi i korridoreve dhe lidhja e vendit tonë me korridore ndërkombëtare, siç është autostrada autostrada në drejtim të Durrësit, dhe përfundimisht vendi ynë po bëhet me dalje në det. Kjo do t’i shërbejë ekonomisë kosovare”, vlerësoi ministri Limaj.

Ndërsa në ditët në vijim, do të niset autostrada në drejtim të Shkupit, shtoi në mes tjerash ministri Limaj, duke thënë se kjo tregon se po hapet një korridor i ri, korridori i dhjetë dhe përfundimisht kjo do ta integrojë vendin tonë dhe ekonominë kosovare, do të lidhet me rrjetin ndërkombëtar të komunikimit të masiv të mallrave dhe udhtëatrëve.

Ministri Limaj po ashtu theksoi se në këtë takim është biseduar edhe për hekurudhat, dhe shtoi: “Ne pasqyruam gjendjen e tanishme të hekurudhave tona. Ajo qka ne po bëjmë tani është funksionalizimi i vijave hekurudhore që ne i kemi, prioritet i ynë është funksionalizimi i vijës hekurudhore, Xërxë-Prizren”.

“Investimi në hekurudha kushton shumë, - pohoi më tej z.Limaj, - por do të bëjmë përpjekje ta aktualizojmë, dhe ta funksionalizojmë këtë lloj të transportit.

Ndërsa, sa i përket lidhjes përmes hekurudhës me Shqipërinë, Limaj tha se “do të jemi të gatshëm atëherë kur shteti shqiptar ta ketë kryer pjesën e vet, pasi që në pjesën tonë ka më pak për ndërtim të kësaj linje janë vetëm 17 kilometra nga Xërxa deri në Prizren”.

Sipas ministrit, si prioritet është funksionalizimi dhe modernizimi i linjës hekurudhore Prishtinë-Shkup, ajo linjë duhet të elektrifikohet, në mënyrë të transportuesit e mallrave të drejtohen në drejtim të hekurudhave, kjo do të ndihmojë edhe në ruajtjen e rrugëve por edhe mallrat do të transportohen me çmim më të lirë.

“Ajo e cila për ne sot ka rëndësi është Porti i Shëngjinit, sepse është shumë më afër, andaj kërkova nga OEK-u që edhe biznesi të jetë pjesë përbërëse e bisedimeve, me ekspertët shqiptar për të gjetur përshtatjen ligjore të administrimit të këtij porti. Biznesi kosovar duhet të jetë I përgatitur për të marrë me koncesion këtë port nëse do të jepet me koncesion. Në atë port do të investojë biznesi kosovar dhe ky port komplet do të jetë në shërbim të biznesit kosovar” tha kreu i MTPT-së.

Ndërsa kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Safet Gërxhaliu e falenderoi ministrin Limaj, për ndihmën e ofruar nga ministria të cilën e drejton, ndërsa kërkoi që të ndihmohet edhe më tutje zhvillimi i bizneseve në vendin tonë.

a.b/NOA

KOMENTE