Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Maniakë të vënies së zjarreve, zbulohen e procedohen 8 piromanë
English

Maniakë të vënies së zjarreve, zbulohen e procedohen 8 piromanë

Tiranë, 27 Gusht 2010 NOA - Nga strukturat e Policisë së Shtetit, gjatë ditëve të fundit të muajit gusht, periudhë gjatë së cilës u evidentuan raste të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia, u morën masa dhe u intensifikuan veprimet për identifikimin e vënien para drejtësisë të autorëve të këtyre rasteve.

Në kuadër të këtyre masave u bë e mundur që të procedohen për zjarrvënie 8 shtetas nga të cilët tre janë arrestuar në flagrancë, përkatësisht në qarqet Tiranë, Fier dhe Shkodër, 4 shtetas janë proceduar e ndiqen në gjendje të lirë, ndërkohë që 1 shtetas është shpallur në kërkim.

Materialet procedurale në ngarkim të këtyre 8 personave, i kanë kaluar për ndjekje të mëtejshme Prokurorisë nën akuzën e kryerjes së veprës penale të "Shkatërrimit të pronës me zjarr", parashikuar nga neni 151 i Kodit Penal të Republikës së Shqipërisë.

Konkretisht:

- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Fier, më datë 26.08.2010, u arrestua në flagrancë shtetasi Kujtim Feçor Hoxhaj, 38 vjeç, banues në fshatin Hoxhaj, të rrethit Fier. Ky shtetas akuzohet se në fshatin Kreshpan, me zjarr, ka djegur 10 ha pyll me pisha dhe dyshohet si autor i zjarrvënies në fshatin Frakull më dt. 25.08.2010, ku janë djegur 40 ha me ullinj, lajthi e dardhë.

- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Shkodër, më datë 24.08.2010, u arrestua në flagrancë shtetasi Sabri Selim Plaku, 65 vjeç, banues në fshatin Oblik, Shkodër. Nga veprimet procedurale e hetimore rezultoi se ky shtetas në vendin e quajtur Livadhet e Agrajës të fshatit Oblikë, nga pakujdesia ka shkaktuar zjarr. Si pasojë e rënies së këtij zjarri, janë djegur rreth 5 dynym sipërfaqe toke e pyllëzuar.

- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Tiranë, më datë 22.08.2010, është arrestuar në flagrancë shtetasi Muharrem Beqir Kasa, 64 vjeç, banues në Palaq, Prezë. Arrestimi i tij u krye pasi, në Palaq, Prezë, teksa po digjte disa shkurre e barishte në pronën e tij, si pasojë e pakujdesisë, zjarri i ka dalë jashtë kontrollit, duke u djegur një sipërfaqe rreth 30 ha pyll e shkurre, si dhe mbi 100 rrënjë ullinj pronë e disa banorëve tjerë të zonës.

- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Vlorë, më datë 20.08.2010, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin Laze M., 63 vjeçe, banues në fshatin Nivicë, sepse dyshohet, se i ka vëne zjarrin nga pakujdesia një sipërfaqe me shkurre e kullota në fshatin Nivicë.

Po nga strukturat e kësaj Drejtorie, më datë 14.08.2010, filloi procedimi penal për shtetasin M. K., 22 vjeç, i cili dyshohet se në fshatin Rusan, Delvinë, i ka vënë zjarrin një parcele me pemë drufrutorë, ku dëmi i shkaktuar është rreth 75 mijë lekë. Për këtë shtetas është bërë shpallja e kërkimit dhe vazhdon puna për kapjen e tij.

- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Durrës, më datë 14.08.2010, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasen Fatmira H., 42 vjeçe, banuese në fshatin Borizanë, e cila akuzohet se për motive pronësie, i ka djegur me zjarr 20 m2 dru zjarri dhe disa pemë frutore, kunatit të saj.

- Nga Drejtoria e Policisë së Qarkut Gjirokastër, më datë 15.08.2010, filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasit Stefan L. dhe Kristofor L., përkatësisht 66 e 59 vjeç, të cilët akuzohen se në fshatin Klishar nga pakujdesia, kanë djegur me zjarr një sipërfaqe me pemë e shkurre duke rrezikuar zonat e banuara të fshatit.

Policia e Shtetit në çdo rast të evidentimit të zjarreve do të kryejë veprimet e duhura procedurale, me qëllim identifikim e autorëve dhe vënien e tyre para drejtësisë.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit tha sot për agjencinë NOA se nga strukturat e saj janë marrë të gjitha masat dhe do të përballen me ligjin të gjithë ata shtetas që do të rezultojnë autorë të zjarrvënieve të qëllimshme apo nga pakujdesia.

Po ashtu Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit ftoi sot qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të përgjegjshëm për të mos lejuar, qoftë edhe nga pakujdesia, krijimin e vatrave të zjarrit.

e.r/NOA

KOMENTE