English

Murinjo: Kapelo nuk do të fitojë asnjëherë me Anglinë

Angli, 27 Gusht NOA - Me sa duket nuk është mjaftuar duke sulmuar Benitez, pasi tashmë Murinjo ka një objektiv tjetër të kritikave të tij dhe këtë herë ka qenë tekniku i përfaqësues angleze, Fabio Kapelo.

Kështu në drejtim të trajnerit italian ai ka dhënë disa deklarata në lidhje dhe me botërorin.

“Problemi tek skuadra e Anglisë qëndron tek trajneri. Ai ka vetëm një mënyrë sjellje kundrejt lojtarëve. Mjafton të pyesësh lojtarët e Realit. Nuk mund të ndryshojë. Nuk mund të bërtasësh gjithmonë, pasi lojtarët kanë nevojë të ndihen të veçantë. Për mendim tim është tepër e qartë se Kapelo nuk do të arrijë dot kurrë të fitojë në drejtimin e përfaqësueses angleze”, - ishin fjalët e teknikut portugez Murinjo, i cili tashmë ka kritikuar kaplon me anë të një deklarate tepër të fortë.

r.b/NOA

KOMENTE