English

Operacioni “Mëngjesi”, arrestohen për trafik droge dhe armësh dy persona

Korçë, 27 gusht, NOA – Dy persona janë arrestuar ditën e sotme nga Policia e Korçës nën akuzën për trafikim të lëndëve narkotike dhe armëbajtje pa leje.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se të arrestuarit janë Vasfi Isufi, 45 vjeç banues në lagjen Nr. 6 në Korçë dhe Gjergji Ziu, 26 vjeç banues në lagjen Nr. 14 në Korçë.

Operacioni i koduar me emrin “Mëngjesi” është bërë orët e para të ditës së sotme.

Dy personat bënin shpërndarje të lëndëve narkotike të llojit heroinë dhe hashash në qytetin e Korçës, si dhe shitje të armëve luftarake, raporton korrespodenti i Agjencisë NOA.

Atyre u është sekuestruar 1 kilogram e 853.6 gramë hashah, 34.4 gramë heroinë, 1 pistolete e llojit “TT”, 1 pistolete “Bereta”, 1 peshore elektronike dhe dy aparate celularë.

a.k/NOA

KOMENTE