English

Rusi, ekzekutohen në pushime bashkëshortët, ishin agjentë të FSB-së

Moskë, 27 Gusht 2010 - Në Rusi po vazhdojnë kërkimet për vrasësit e çiftit bashkëshortor, të cilët punonin për shërbimin e sigurisë FSB, trashëgimtar i KGB-së.

Burri dhe gruaja ishin në pushime në një zonë turistike në rajonin Kabardino Balkarija, një nga republikat ruse në Kaukazin verior. Katër sulmues të maskuar i morën ata nga një kafene, i çuan në lumin e afërt dhe i qëlluan për vdekje. Para se të ikin, sulmuesit i vunë zjarrin automjetit të çiftit, raporton radio Evropa e Lirë.

KOMENTE