Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sherr masiv mes serbëve në Ohër, një person theret me thikë
English

Sherr masiv mes serbëve në Ohër, një person theret me thikë

Ohër, 27 gusht, NOA - Një person ka humbur jetën ndërsa disa të tjerë kanë marrë lëndime në një incident dhe rrahje mes dy grupeve turistësh serbë në Ohër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 3 të mëngjesit të sotëm, në qendër të Ohrit.

Sipas informacioneve, viktima e këtij incidenti tragjik, ka marrë plagë të rënda.

Mjekët kanë deklaruar se plagët janë shkaktuar nga therja me thikë. Jozyrtarisht merret vesh se bëhet fjalë për dy grupe të turistëve serbë të cilët janë përfshirë në incident gjatë kohës që gjëndeshin në ambjentet e klubit të natës “Havana” në Ohër, për ta vazhduar pastaj edhe rrugëve të qytetit në qendër të Ohrit.

Pasi kanë dalë nga lokali “Havana”, turistët serbë kanë vazhduar sherrin duke përdorur mjete forta dhe për pasojë ka humbur jetën një 30 vjeçar nga Beogradi.

SPB në Ohër, ka bërë të ditur se dy persona, të përshirë në këtë rrahje, kanë marrë lëndime dhe janë dërguar në spitalin e qytetit, por gjatë rrugës, njëri prej tyre ka vdekur. Personi tjetër, sipas mjekëve kujdestarë në spitalin e Ohrit, që po ashtu kishte lëndime trupore, pas ndihmës mjekësore, është lëshuar nga spitali për kurim shtëpiak.

NOA/INA

KOMENTE