Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: Connection refused in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Vizitë e papritur, lideri Kim Jong shkon në Kinë
English

Vizitë e papritur, lideri Kim Jong shkon në Kinë

Kinë, 27 Gusht NOA - Lideri koreano-verior, Kim Jong-il aktualisht ndodhet në Kinë, gjë që përbën udhëtimin e tij të dytë për këtë vit pas atij të pesë majit. Diktatori, që udhëton me një tren special, u shoqërua nga nipi i tij i tretë Kim Jong, që konsiderohet si pasardhësi i tij. Vizita e papritur ende nuk është konfirmuar në mënyrë zyrtare.

Në udhëtimin e tij të parë Kim Jong-il kishte organizuar një takim me presidentin kinez Hu Jintao, me Wen Jiabao dhe me disa funksionarë të tjerë në Pekin.

Vizita e tij aktuale ka ardhur menjëherë pasi ish presidenti i SHBA-së Jimmy Carter, ka mbërritur në Pyongyang ditën e mërkurë për të marrë lirinë e Aijalon Mahli Gomes, qytetarin amerikan 30 vjeçar të arrestuar më 25 janar, për futje të paligjshme në territorin kinez dhe për këtë arsye u dënua me 8 vite punë të detyruar. Sipas agjencisë Yonhap, Kim mund të diskutojë me liderin kinez për mbi denuklearizimin e gadishullit Korean, të ngrirë që nga dhjetori 2008 dhe që përfshin Korenë e Jugut, SHBA-në, Kinën, Japoninë dhe Rusinë.

Një fakt, i cili mendohet duke parë dhe praninë e Kim Jong, pasardhësit të tij në pozitë.

r.b/NOA

KOMENTE