English

Zjarret në Rusi, 300 miliardë dollarë dëme

Moskë, 27 gusht, NOA - Dëmi që iu shkaktua Rusisë nga zjarret e pandërprera mund t’i tejkalojë të 300 miliardë dollarë. Kështu është shprehur Drejtori i përgjithshëm i Qendrës së mbrojtjes së natyrës së virgjër Aleksei Zimenko.

Sipas të dhënave të Qendrës botërore të monitorimit të pyjeve, në Rusi që nga fillimi i vitit 2010, nga zjarret u përfshinë jo më pak se 10-12 milionë hektarë.

"Vendi faktikisht doli i papërgatitur për përballimin e situatës së krijuar nga këto zjarre. Ndërkohë që duhet shtuar, se rreziku i prekjes nga zjarret i territoreve të vendit në të ardhmen do të vijë vetëm duke u rritur", thotë Aleksei Zimenko.

a.k/NOA

KOMENTE