Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Plagoset me thikë shqiptari në Itali pas sherrit me një grup rumun
English

Plagoset me thikë shqiptari në Itali pas sherrit me një grup rumun

Xhenova, 28 gusht, NOA – Një 24 vjeçar shqiptar ka mbetur i plagosur rëndë me thikë nga një shtetas rumun disa ditë më parë në qytetin e Xhenovës në Itali. Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se shqiptari ka inicialet M.B dhe sulmi ndaj tij ka ndodhur nga tre rumunë të cilët e kanë sulmuar në kohën që ka qenë ulur në një lokal me miqtë e tij.

Tre agresorët kanë përdorur shufra hekuri dhe thikat ndaj shqiptarëve që ishin ulur në lokal, duke shkaktuar një sherr masiv në zonën e populluar të qytetit.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se historia e sherrit ka nisur kohë më parë, kur shqiptarët janë zënë në një lokal nate me një grup rumunësh. Pas sherrit të ndodhur në lokal, rojet i kanë nxjerrë jashtë rumunët duke i akuzuar si shkaktarë të sherrit. Incidenti në lokal ka ndodhur në 12 qershor.

Por të rinjtë nga Rumania nuk e kanë lënë më kaq ‘debatin’. Pas disa ditësh ata i kanë parë në një prej lokaleve të qytetit shqiptarët, dhe pa hezituar,njëri nga të rinjtë romunë, ka sulmuar me thikë dhe me sende të forta.Gjatë sulmit ka mbetur i plgosur 24 vjeçari shqiptar.

Qytetari nga Shqipëria është dërguar në spital ku dhe ka marrë menjëherë mjekimin e nevojshëm dhe është jashtë rrezikut për jetën. Ai ka marrë plagë të rënda në gjoks dhe në shpinë.

Policia italiane ka lëshuar urdhër arrestin për rumunin dhe ai është kapur dje nga Policia e vendit të tij për tentativë vrasjeje.

Pas plagosjes së shqiptarit, rumuni nga frika e një hakmarrje të shqiptarëve të tjerë është larguar për në vendin e tij të origjinës, por pas hetimeve të policisë është bërë dhe arrestimi i tij.

a.k/NOA

KOMENTE