Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Hondurasi, shteti më i ri që njeh Kosovën e pavarur
English

Hondurasi, shteti më i ri që njeh Kosovën e pavarur

Prishtinë, 3 Shtator, NOA – “Hondurasi është shteti më i ri i cili ka njohur Kosovën si shtet i pavarur. Ky vendim bëhet me dije se i është komunikuar sot ministrit të Punëve të Jashtme të Kosovës, Skënder Hyseni nga homologu i tij i Hondurasit, Mario Canahuati.

Sipas njoftimit përkatës të lëshuar nga ministria e Jashtme në Prishtinë, Republika e Hondurasit ka njohur sot zyrtarisht Kosovën shtet të pavarur dhe sovran.

Ndërkaq, mësohet se Hyseni dhe Canahuati kanë zhvilluar një bisedë telefonike së bashku ku kanë rënë dakord edhe për vendosjen e marrëdhënieve diplomatike midis dy vendeve.

Kjo është njohja e parë që ka mbërritur për pavarësinë e Kosovës në një kohë kur kanë kaluar javë nga seanca e Gjykatës Ndërkombëtare të Drejtësisë, e cila dha mendimin e saj këshillë-dhënës pro pavarësisë së Kosovës.

n.e/NOA

KOMENTE