English

Jessica Alban në Festivalin e Filmit në Vencia

Venecia, 3 shtator NOA - Ardhjet e para në Festivalin e Filmit në Venecia në edicionin 2010 të kinemasë, kanë filluar dhe të gjitha aktorët janë pritur në mënyrën më të mirë nga publiku. Zbarkimi ka ardhur dhe për yllin e kinemasë amerikane Jessica Alba.

Një veshje e zakonshme me një xhaketë xhins dhe këpucë të ulëta për aktoren, e cila përshëndeti të gjithë fotografët para se të largohej në dhomën e saj për tu ndërruar dhe për tu përgatitur për mbrëmjen. Në kthim ajo erdhi e veshur me një palë taka tepër të larta që duhet thënë se i shkaktuan probleme në momentin që zbriti nga motoskafi i saj.

Në lagunë erdhën dhe e ëma Isabella Ragonese, aktorët Valerio Mastrandrea, Jasmine Trinca dhe bjondja Matilde Brandi.

r.b/NOA

KOMENTE