Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
KRRTRSH miraton planin për portin e Durrësit dhe Sarandës
English

KRRTRSH miraton planin për portin e Durrësit dhe Sarandës

Tiranë, 3 shtator, NOA – Portet e Sarandës dhe Durrësit do tu nënshtrohen një rikonstruksioni të plotë dhe do të shërbejë për ankorimin e anijeve të mëdha. Këshilli i Rregullimit të Territorit të Republikës së Shqipërisë, nën drejtimin e kryeministrit Sali Berisha miratoi sot planin për këto porte detare, duke synuar kthimin e tyre në standardet ndërkombëtare.

Nga ana tjetër kreu i qeverisë ka theksuar gjatë mbledhjes se zonat e porteve duhet të jenë të veçuara zonat e peshkimit me qëllim që të mos krijohen probleme për ambientin.

Duke e cilësuar si më emergjente këtë çështje për qytetin e Durrësit, Berisha u shpreh se Bashkia duhet të marrë masa për të përcaktuar tregun e peshkut.

“Se ku do përcaktojë Bashkia e Durrësit ndërtimin e merkatos, kjo mbetet për t'u parë. Normalisht portet e peshkimit lidhen direkt me merakton e peshkut", u shpreh Berisha.

a.k/NOA

KOMENTE