Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
PD: Edi Rama s’bëhet dot deputet se s’jep dot më leje ndërtimi
English

PD: Edi Rama s’bëhet dot deputet se s’jep dot më leje ndërtimi

Tiranë, 3 Shtator, NOA – “Mr. 20% nuk bëhet dot deputet dhe nuk ka për t’u bërë kurrë i tillë, pasi deputeti nuk jep leje ndërtimi. Se po u bë ai deputet, skema mafioze e lejeve të ndërtimit bie, sepse Lepri mbetet pa punë, studio mbetet pa punë, deputetët e tij mbeten pa punë”.

Kjo ka qenë akuza e radhë e lëshuar nga selia blu drejt kryetarit të Bashkisë së Tiranës, Edi Rama, njëkohësisht edhe kryetar i Partisë Socialiste.

“Sot s’ka njeri që nuk e ka kuptuar pse Rama nuk e lëshoi as në 2009 Bashkinë e Tiranës.

Pse Rama në 2009 la në baltë Partinë Socialiste dhe pse Rama refuzoi të kandidonte për në parlament”, tha në emër të selisë blu, deputeti Viktor Gumi sot për mediat.

Sipas tij, të gjithë e dinë se skema mafioze e pushtetit të tij nuk jeton dot pa Edvinin në qendër të aferave korruptive.

“Pa Edvinin nuk funksionon dot gjoba 20% mbi ndërtuesit. Pa Mr. 20%, Lepri nuk bëhet luan, që të kërcënojë ndërtuesit e Tiranës, po të mos e bëjnë ortak. Pa Mr. 20% “Agolli dhe Shamku” nuk bën dot projekte, e duhet të mbyllen dyert e studios. Pa Mr. 20% në qendër të skemës mafioze, ndërtuesit e opozitës nuk bëhen dot deputetë, dhe deputetët nuk bëjnë dot ndërtime”, ishin akuzat direkte të tij ndaj Ramës.

Duke shtuar se Rama nuk pranon t’u tregojë qytetarëve të vet se ku e ka shtëpinë, se ku e ka adresën, sepse adresa e tij është në çdo pallat qe projekton studioja, në çdo pallat që ndërton Lepri, në çdo pallat që ndërtojnë deputetët e tij.

“Prandaj Mr. 20%, një natë fle tek Dashi, një natë fle tek Dulaku, një natë fle tek Lepri, një natë tek Fideli, por në deklaratë thotë se fle në Bashki”, përfundoi Gumi.

n.e/NOA

KOMENTE