English

Autobusi i Selanikut përplaset me kamionin në Elbasan, një i vdekur?

Elbasan, 4 shtator, NOA – Një aksident me pasojë vdekjen e një personi ka ndodhur pak minuta më parë në aksin rrugor Elbasan-Librazhd.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se si pasojë e përplasjes së një kamioni me një autobus me pasagjerë ka humbur jetën një person dhe janë plagosur disa të tjetër.

Ndërkohë që nga pas përplasjes së dy mjeteve të rënda në aksident është përfshirë dhe një autoveturë.

Korrespodenti i Agjencisë NOA raporton se ende nuk është bërë identifikimi i viktimës. Autobusi është me targa TR 9338 I dhe është përplasur me një kamion me targa kosovare. Ndërkohë forca të shumta të Policisë Rrugore kanë shkruar në vendngjarje dhe të plagosurve u është dhënë ndihma e parë. Një pjesë e tyre, që ka marrë dëmtime më të rënda është dërguar në spitalin e Elbasanit.

Policia deklaroi se po heton dhe për shkaqet që kanë sjellë aksidentin.

a.k/NOA

Vijon...
KOMENTE