English

Bode: Kriza ekonomike është një përrallë, rritja ekonomike do të jetë mbi 4 %

Tiranë, 4 Shtator, NOA – Kriza ekonomike është veç një përrallë dhe kjo pasi rritja ekonomike parashikohet që t’i kalojë nivelet prej 4 për qind.

Një fakt të tillë, ministri i Financave Ridvan Bode, e ka bërë me dijeni gjatë një konference për shtyp, duke deklaruar se “duhet të marrë fund përralla e krizës ekonomike”, pasi me të ardhurat që po siguron aktualisht buxheti i shtetit, rritja ekonomike jo vetëm që është e sigurt, por edhe me shifra të larta madje.

“Vetëm për muajin gusht, të ardhurat janë rritur me 15 për qind”, tha ai, duke bërë me dijeni se në total, gjatë kësaj periudhe ato kanë kaluar në nivelet prej 130 për qind.

Ajo që sipas ministrit të Financave Bode i ka dhënë një shkas të madh pozitiv këtij treguesi është fakti i shtimit të eksporteve në nivelin e tyre prej 11 për qind... (vijon).

n.e/NOA

KOMENTE