Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Dy infermiere tallen me pacientin, i shkruajnë mesazhe në vithe
English

Dy infermiere tallen me pacientin, i shkruajnë mesazhe në vithe

Francë, 4 shtator 2-10 NOA - Dy infermiere janë dënuar për të paguar një gjobë prej 800 eurosh dhe kjo pasi shkruajtën mesazhe në vithet e një pacienti duke përdorur një dezinfektues me ngjyrë.

Gjithçka ka ndodhur në vitin 2009 në një shtëpi pleqsh në Ploneour-Laverna në veriperëndim të Francës.

Pacienti, viktimë e kësaj shakaje, është një grua e moshuar që vuante nga sëmundja e Alzheimer dhe nga një gjendje varësie. Akuza është ajo e dhunës vullnetare ndaj një personi të pambrojtur.

Gjykata në Quimper ka shpallur fajtore dy gratë dhe kjo në bazë të Konventës Evropiane të të Drejtave të Njeriut, e cila përkufizon me fjalën dhunë çdo sulm për integritetin e një personi.

Dhe në këtë rast, edhe në qoftë se nuk kishte patur dhunë fizike, gjykata dënoi dy gratë me një akuzë të dhunës së “moralit”, pasi pacienti i tyre është trajtuar si një objekt.

Dy infermieret që janë pezulluar për katër muaj, duhet të paguajë dhe një dëmshpërblim moral prej një mijë eurosh.

r.b/NOA

KOMENTE