Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Fondacioni “Shoqëria & Albanian Qatar Center” u ndan 23.500 kg mish të varfërve
English

Fondacioni “Shoqëria & Albanian Qatar Center” u ndan 23.500 kg mish të varfërve

Tiranë, 4 shtator, NOA – Në kuadër të projekteve sezonale që organizohen në ndihmë të njerëzve në nevojë, këto ditë Fondacioni “Shoqëria & Albanian Qatar Center” bëri të mundur shpërndarjen e 23 500 kg mish në bashkëpunim me shoqatën humanitare australiane “Human Appeal International Australia”.

Shpërndarja e mishit u bë e mundur në saje të bashkëpunimit të frytshëm ndërmjet Fondacionit dhe përfaqësuesve të pushtetit lokal, si 11 njësitë bashkiake të kryeqytetit dhe përfaqësuesve të shoqatave humanitare që operojnë në Shqipëri.

Nga këto ndihma përfituan 5384 familje me nevoja ekonomike dhe familje me fëmijë jetimë të rretheve Tiranë, Shkodër, Durrës dhe Krujë.

Prej përfituesve të tjerë nga shpërndarja e këtyre ndihmave përmendim fëmijët e policëve të rënë në krye të detyrës, shoqata të personave me kërkesa të veçanta (Instituti i Nxënësve që nuk Shikojnë, Instituti i Nxënësve që nuk Dëgjojnë, Shoqata Kombëtare e të Verbërve), Shtëpia e të Moshuarve Tiranë, shoqata e pensionistëve UKPP etj.

Ky aktivitet human vjen dy javë pas realizimit të shpërndarjes së ndihmave ushqimore me rastin e muajit të Ramazanit.

n.e/NOA

KOMENTE
  • lexuesi01:40 - 02 Mars 2011
    Te nderuar bamires qe pas heronjeve vendin e keni ju,bamiresia eshte gjeja me e shenjte.Kur lexova se per sa mase ndihme behet fjale u habita.Po,shqiptaret a lexojne dhe te japin ndihme.Besomni se kam deshur te hap nje shoqate humanitare per shendetin e femijeve,mirpo besomni se ne kete reth te morin neper goje shum edhe ajo me ka larguar,mirpo kur ju lexoje juve ende me rin mendja aty.Ne cilin qytet e keni seline qe te ju vizitoje.Desha te bashkepunojme se deri sa keni aq suksese qenkeni shoqate stabile dhe mendoni per njerezit.Me respekt nga Bumi.