English

Konkursi Mis Vjehrra, nuset votojnë për vjehrrën më seksi

Itali, 4 shtator, NOA – Listës së spektakleve më të çuditshme të bukurisë i është shtuar së fundi dhe Mis Vjehrra. Konkursi u zhvillua dje në Itali dhe fituesja u shpall një 54 vjeçare, Xhankarla Bedana.

Xhancarla doli në televizion foli për konkurset për pasionet e saj dhe mënyrën sesi e kalon kohën me vajzat e saj dhe dy dhëndurët që ka.

Mis Vjehrra Elegante u shpall një 65-vjeçare në pension nga Akuila. Mis Vjehrra Ëmbëlsia u zgjodh një 84-vjeçare, e cila është nënë e gjashtë fëmijëve dhe gjyshe e 12 nipërve dhe mbesave.

Por çmimi me special ka qenë për Mis Vjehrra Seksi. Këtë çmim e mori një 71 vjeçare nga Padova.

Juria merrte në konsideratë dhe mendimin e nuseve dhe dhëndurëve për profilin e vjehrrës.

a.k/NOA

KOMENTE