Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Lamtumira e parakohshme për zëdhënësin e papaguar të migracionit
English

Lamtumira e parakohshme për zëdhënësin e papaguar të migracionit

Alma Lahe

U mbush një javë nga largimi tij. Iku pa bujë, ashtu siç jetoi. Durim Hatibi, specialisti i emigracionit në Ministrinë e Punës, u shua të shtunën e kaluar, duke lënë një boshllëk që nuk do ta mbushin dot as kujtimet e bukura që la pas.

Është e kuptueshme që largimi i njerëzve që njohim, që duam dhe që mbushin ditët tona të shoqërohet me dhimbje dhe me brengën që nuk shpenzuam më shumë kohë me ta.

Është po aq e kuptueshme që për ata që largohen të kërkojmë, të gjejmë dhe të shqiptojmë fjalët më të mira, madje largimi një herë e përgjithmonë i tyre nga kjo jetë e justifikon edhe një farë ekzagjerimi.

Por, në rastin e Durit fjalët nuk mund të jenë të tepërta, madje nuk mjaftojnë për të përshkruar atë që ai ishte për familjen, të afërmit, miqtë, kolegët dhe... për gazetarët.

Po ç’lidhje mund të kenë gazetarët me një prej qindra dhe mijëra specialistëve të administratës publike? Në rastin e Durit, ekziston një lidhje e fortë, pasi specialisti i migracionit në Ministrinë e Punës, prej vitesh ishte kthyer në “zëdhënësin” aktiv për çështjet e migracionit. Çdo javë, informacioni që ofronte specialisti i migracionit mbushte faqet e mediave të shkruara, minutat e edicioneve të lajmeve dhe emisioneve informative. Emigrantët dhe familjarët e tyre informoheshin rreth legjislacioneve në vendet pritëse, rreth hapave që duhet të ndërmerrnin dhe rrugët që duhet të ndiqnin për t’u integruar sa më shpejt dhe me dinjitet në shoqëritë ku kishin zgjedhur të jetonin.

Ditë pas dite, javë pas jave e muaj pas muaji, Durim Hatibi, veç punës së pa-të-metë dhe me përkushtim si specialist i Ministrisë se Punës, ushtronte edhe “profesionin e zëdhënësit" për çështjet e migracionit. Specialisti i migracionit u kthye në bashkëpunëtorin dhe mikun e ngushtë të gazetarëve dhe të publikut të gjerë, duke e flakur tej "veshjen" e punonjësit hermetik të administratës.

Durim Hatibi kishte marrë mbi vete një mision sa fisnik aq edhe qytetar: informimin në vazhdimësi të publikut rreth problemeve të migracionit. Përveç përcjelljes së informacioneve zyrtare rreth legjislacionit shqiptar në fushën e migracionit, Duri kishte nisur një bashkëbisedim të hapur me çdo emigrant, nëpërmjet rubrikës „Emigrantët pyesin“. Asnjë pyetje nuk mbetej pa përgjigje, asnjë problem nuk mbetej pa u trajtuar.

Specialisti i migracionit nuk e kishte në përshkrimin e punës informimin e publikut për çështjet e emigracionit dhe asnjëherë nuk u pagua për punën që bënte orar e pa-orar për të siguruar informacionin më të fundit rreth politikave dhe legjislacionit të migracionit në çdo vend ku jetonin shqiptarë.

Një javë më parë u nda nga jeta Durim Hatibi, specialisti i migracionit. Gazetarët humbën një mik, një derë u mbyll përgjithmonë...

KOMENTE