English

Murinjo nuk përjashton mundësinë për t’u kthyer tek Inter

Madrid, 5 shtator NOA - U largua nga skuadra e Interit duke i dhuruar atyre tre trofetë më të rëndësishëm. Tashmë Murinjo ka shprehur se dhe pse është në drejtim të Realit të Madridit sërish ka nostalgji për ekipin e tij.

“Të kthehem? Përse jo, kemi kaluar kohë mjaft të bukura në ekipin e Interit”, - deklaroi portugezi në një intervistë në të cilën u pyet në lidhje me të shkuarën e tij tek Inter.

“E ardhmja asnjëherë nuk dihet. Më pëlqen Interi dhe jam një tifoz i kësaj skuadre. Shpresoj të fitoj gjithçka, përveç Ligës së Kampionëve”, - përfundoi ai.

r.b/NOA

KOMENTE