Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb
English

Parashikimi i motit për ditën e nesërme, nga NOA dhe Meteoalb

Tiranë, 4 shtator, NOA - Alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të ketë nesër në të gjithë territorin shqiptar. Në mesditë do të ketë shtim të vranësirave në vend ku më të dendura do të jenë në zonat malore por i gjithë vendi do të mbetet i rrezikuar nga shira të dobët dhe të izoluar.

Më poshtë gjeni parashikimin e detajuar të motit dhe temperaturat për Shqipërinë dhe pjesën tjetër të Evropës, ofruar nga agjencia NOA dhe Shërbimi Metereologjik MeteoAlb:

Shqipëria

Pjesa e dyte e dites do te permiresoje kushtet atmosferike ne zonat bregdetare dhe te uleta duke bere qe kthjellimet te jene dominuese ndersa zonat malore do te mbeten me vranesira dhe shira te dobet. Te njejtat kushte atmosferike do te mbeten gjate nates dhe mengjesin pasardhes. Temperaturat e ajrit do te pesojne 2 grade renie ne mengjes ndersa mesdita do te sjelle rritje te ndjeshme te temperaturave ne vend.

Era do të fryjë e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 35 km/h dhe drejtim jugperendimor ndersa deti do te kete dallge deri ne 2 balle.

Europa

Europa verilindore dhe ishujt britanike do te dominohen nga vranesira dhe shira por intensiteti i tyre do te jete i dobet. Po ashtu ne kushtet e vranesirave dhe shirave do te jene Ballkani verior si edhe pjesa me e madhe e Europes Lindore. Vendet nordike do te kene renie te ndjeshme te temperaturave ndersa e gjithe pjesa tjeter e kontinentit do te jete e kthjellet me kalime vranesirash te lehta.

Ngjarje ekstreme në Europë

Italia Veriore alarmon per stuhi ere te forte, rrufe dhe rrebeshe shiu;

Kroacia dhe Mali i Zi alarmojne per stuhi ere dhe rrebeshe shiu;

Greqia, Rumania do te mbeten me temperatura ekstremisht te larta;

Finlanda dhe Estonia serish rrezikohen nga zjarre ne pyje.

n.e/NOA

KOMENTE