Warning: file_get_contents(): SSL operation failed with code 1. OpenSSL Error messages: error:1416F086:SSL routines:tls_process_server_certificate:certificate verify failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(): Failed to enable crypto in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153

Warning: file_get_contents(https://www.njoftime.net/service/xml-last-ads/): failed to open stream: operation failed in /var/www/vhosts/lajme.gen.al/httpdocs/v2/site/controllers/genel.php on line 1153
Sejdiu-Hyseni nisen në Nju Jork, pjesëmarrës në Asamblenë e OKB
English

Sejdiu-Hyseni nisen në Nju Jork, pjesëmarrës në Asamblenë e OKB

Prishtinë, 4 shtator, NOA – Presidenti i Kosovës, Fatmir Sejdiu, dhe ministri i Punëve të Jashtme, Skënder Hyseni, u nisën sot drejt Nju Jorkut, ku do të marrin pjesë në seancën e radhës së Asamblesë së Përgjithshme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara.

Gjatë saj, do të merret në shqyrtim projekt-rezoluta e paraqitur nga Serbia për mosnjohjen e statusit të Kosovës së pavarur.

Sejdiu dhe Hyseni kanë paraqitur bindjen, se ashtu siç ndodhi pak javë më parë në Gjykatën Ndërkombëtare të Drejtësisë, edhe këtë herë ata do ta fitojnë betejën kundër Serbisë.

Ata kanë deklaruar se së bashku me partnerët ndërkombëtarë kanë bërë punë të

mirë që t''i parandalojnë përpjekjet e Serbisë për miratimin e projekt-rezolutës së saj kundër pavarësisë së Kosovës.

Prandaj sipas tyre, ajo i ka të gjitha gjasat që të dështojë.

Ndërkaq, ditën e martë mbërrin në Nju Jork edhe kryeministri Hashim Thaçi, i cili ndodhet për vizitë në Katar.

n.e/NOA

KOMENTE